Shqiperi

1. Liga angazhohet te jete nje organizate joqeveritare dhe e pavarur nga partite politike.

2. Liga eshte per forcimin e demokracise dhe zhvillimin e ekonomise se tregut ku prona te jete e shenjte.

3. Liga eshte per vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi ku qeveria te jete e popullit ,nga populli e per popullin si dhe  respektimin nga strukturat qeveritare te parametrave demokratike Euro-Atlantike .

4. Liga eshte per integrimin sa me te shpejte te Shqiperise ne strukturat
Euro-Atlantike dhe do te jap dhe kontributin e vete per arritjen e ketij qellimi.

5. Liga do te perpiqet te terheqi sa me shume investitore kanadeze dhe te sherbeje si nje ure e forte miqesie mes 2 shteteve .

6. Liga  do te perpiqet te rrise dhe emigracionin e rregullt shqiptar drejt  Kanadase duke ndikuar ne forumet politike te te 2 shteteve.


Kosove

1. Liga angazhohet te jete nje organizate joqeveritare dhe e pavarur nga partite politike.

2. Liga eshte per respektimin e vullnetit te lire te popullit kosovar permes nje referendumi me qellim pavaresine dhe ndertimin e nje shteti demokratik multietnik ne Kosove.

3. Liga angazhohet te ndikoje forumet Kanadeze per te qene pro ketij opsioni.

4. Liga angazhohet te terheqi sa me shume vemendje per Kosoven dhe eshte per integrimin e shtetit te ardhshem Kosovar ne strukturat Euro-Atlantike.

5. Liga do te perpiqet te terheqe investitore nga Kanadaja me qellim rritjen e investimit te kapitalit Kanadez ne Kosove.


Maqedoni

1. Liga eshte per respektimin e integritetit te shtetit Maqedonas por me kusht paritetin e te drejtave te maqedonasve me popullaten autoktone shqiptare.

2. Liga eshte per dhenien gjuhes Shqipe te njejtit status qe gjuha Franceze gezon ne Kanada.

3. Liga eshte per respektimin e marreveshjes se Ohrit dhe integrimin e plote dhe ne perqindjen qe i takon popullates shqiptare ne Maqedoni ne te gjitha strukturat e administrates atje.

4. Liga angazhohet te terheqe investitore kanadeze per te investuar ne zonat
me shumice shqiptare me qellim ngritjen e standartit te jeteses bashkekombasve tane atje .
      Liga Shqiptare Kanadeze - LSHK

      Albanian Canadian League  - ACL
Albanian Canadian League Information Service (ACLIS)