Rreth Nesh

Ideja e Liges Shqiptare Kanadeze - LSHK, lindi nga nevoja e madhe qe shqiptaret e Kanadas kishin,per te Pasur nje Ze, per nje Organizem te tyre,qe te mbroje dhe te perfaqesoje Interesat e Komunitet Shqiptar ne Kanada neper Forumet me te Larta Kanadeze dhe per te Nxitur Zhvillimin e metejshem te Mardhenieve Shqiperi Kanada.

Kjo gje shtyu z.Neritan S. Hyka, te krijonte, te ndermerrte dhe te bashkonte Inisitiven e vet me te tjere, per Nje LIGE SHQIPTARE - KANADEZE, si Nje Organizate e Fuqishme Shqiptare Kanadeze Jo-Qeveritare dhe Bashkohore .

Thirrjes dhe Idese se Tij,ju bashkengjiten pa hezitim dhe ne menyre te shpejte,dhjetra bashkatdhetare dhe ne Vecanti nje Grup Shqiptaresh (edhe keta Drejtues Profesioniste gjithashtu,te Bizneseve Prestigjoze Shqiptaro Kanadeze),qe tashme aderojne ne Keshillin Drejtues te LSHK-se,si Zyrtare te Larte te ketij Organizmi.

Liga Shqiptare Kanadeze - LSHK, fton te tere Shqiptaret kudo qofshin per tu Bashkuar me Ne,per ta forcuar me tej kete Lige,qe dite pas dite,po merr Permasa te Medha,se ne Themel te Idealeve tona eshte SHQIPERIA !

Bashkohuni me Ne dhe Shtrengohuni fort me Ne, se Kete Inisiative,qe kemi Nisur,Vetem Vdekja e Shpirtit tone Shqiptar na e Ndalon !
      Liga Shqiptare Kanadeze - LSHK

      Albanian Canadian League  - ACL
Albanian Canadian League Information Service (ACLIS)